TikTok ka nisur testimin e një shërbimi që lejon përdoruesit të aplikojnë për një pozicion pune në kompani si Chipotle, Target dhe Shopify përmes një videoje.
Programi pilot afatshkurtër i quajtur TikTok Resumes rrjedh nga rritja e përmbajtjeve në aplikacion si #CareerTok dhe iniciativa e kompanisë për të influencuar studentët dhe përdoruesit e rinj të gjejnë një vend pune. Deri më tani mbi 30 kompani janë regjistruar në këtë program dhe do të pranojnë video aplikimi deri në 31 korrik.
Disa nga këto punë kërkojnë krijimin e përmbajtjeve të reja në TikTok, e cila nënkupton se shumë më tepër kompani po kërkojnë të rrisin imazhin e tyre përmes kësaj platforme. Alo Yoga po kërkon një social media manager përmes TikTok Resumes i/e cili/a do të zhvillojë një strategji në TikTok dhe do të mundësojë bashkëpunimin me influencers. Kompanitë si Target, Chipotle dhe Sweetgreen po përdorin platformën për të gjetur punonjës që kanë dëshirë të punojnë full ose part time në dyqane ose magazinë.
Ky program pilot është i përkohshëm, por po tregon mënyrën se si TikTok po mundohet të instalojë një ekosistem që përmban content creator profesionistë për të rritur më tej influencën e saj.
geek