Bella Hadid ka nisur një lidhje të re dhe këtë lajm të ëmbël e ka konfirmuar vetë dje përmes fotos së publikuar në Instagram me të dashurin e ri, Marc Kalman.
“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur”, ka shkruar Bella në Instagram.
Pasi ia ka prezantuar gjysmën e saj gjithë botës, tashmë modelja ka nisur të dalë lirisht me partnerin dhe nuk përpiqet të fshihet më nga sytë e publikut dhe paparacëve.
Si dy zogj të dashuruar, Bella dhe Marc janë fotografuar gjatë një darke romantike në tarracën e restorantit australian “LouLou”, para se të kthehen në hotel.
Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New Work në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund në vitin 2019.
Modelja ka rrëfyer më herët se ajo vuan nga një sëmundje autoimune dhe së fundmi ka treguar se çfarë do të thotë të jetosh me të.
Modelja u diagnostikua me sëmundjen e njohur si “Lyme” në vitin 2012 bashkë me vëllain e saj, Anëar Hadid, dhe nënën e tyre, Yolanda. Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas Hiv Aids dhe kushtëzon jetën e shumë njerëzve. Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje kyçesh, probleme në zemër dhe është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar.