Lionel Mesi ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lëvizje të tij nga Barcelona, pasi ka postuar një fotografi gabim në profilin e tij në ‘’Instagram’’.

Ylli argjentinas ka tentuar të postojë një foto të tijën me mbishkrimin: ‘’Duke bërë atë që dua’’, por ka ngatërruar imazhin, pasi në vend të fotos të tij ka vendosur një foto nga stërvitja e Kaljarit.

Ky post qëndroi vetëm 30 sekonda në faqen zyrtare të Mesit në “Instagram” që numëron 231 milionë ndjekës më pas u fshi.

Nga një hulumtim i shpejtë rezulton që e njëjta foto me të njëjtin mbishkrim është postuar edhe në llogarinë e Xhovani Simeones, djalit të trajnerit të Atletikos Diego Pablo Simeone.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një gabim i vetë Mesit apo i kompanive që menaxhojnë rrjetet sociale të argjentinasit, por do të bëjë jo pak bujë.

fax