Faqja kryesore e TikTok quhet For You page, ku shfaqen video që ju pëlqejnë. Për të përcaktuar se cilat video i pëlqejnë përdoruesve të caktuar, aplikacioni përdor një algoritëm që shpesh herë është shumë i saktë.
Mirëpo si duhet të veprojmë për t’i treguar TikTok-ut se cilat kategori videosh na pëlqejnë?
Përdorni Discover Tab për të gjeur hashtags, efekte të ndryshme dhe sound effects
Mënyra më e thjeshtë për të gjetur video është duke kërkuar në kategorinë Discover. Këtu mund të gjeni një koleksion me hashtags dhe efekte të ndryshme më të përdorura. Nëse ju pëlqen një video dhe dëshironi t’ju shfaqen më tepër përmbajtje nga kjo kategori, mjafton të komentoni në të, ta bëni like ose ta shpërndani me miqtë tuaj. Sapo ju bëni një nga veprimet e mësipërme, algoritmi fillon të krijojë një ide të gjërave që ju pëlqeni.
Kërkoni për gjëra që jeni të interesuar
Ndërkohë që jeni në Discover tab, përdorni kutinë e kërkimit për të kërkuar për tema që jeni të interesuar. Nëse ju kërkoni për “Science”, do t’ju shfaqen në Discovery tab videot më të pëlqyera nga kjo temë.
Klikoni në Sounds
Shpesh herë trendet e fundit krijohen nga përdorimi i sounds të ndryshme. Ato mund të jenë klipe të shkurtra të krijuara nga përdoruesit e tjerë ose pjesë të shkëputura nga këngë të ndryshme. Në cepin e djathtë të videos ju do të shikoni një rotating circle, dhe nëse klikoni në të do t’ju shfaqen video të tjera që përdorin të njejtin sound.
geek