Goli i Patrik Shik është zgjedhur si goli më i bukur i Kampionatit Europian nga UEFA.

Sulmuesi çek realizoi një super gol në sfidën kundër Skocisë në fazën e grupeve në Europian duke shfrytëzuar më së miri një dalje të gabuar të portierit skocez për të lëshuar një predhë nga 48 metra.

Shik mposhti konkurrencën e Pogba, Modriç, Insinjes e Ronaldos duke mos dalë pa trofe nga Europiani. 25 vjeçari ishte në listën e golashënuesve së bashku me Kristiano Ronaldo, por ky i fundit fitoi trofeun individual vetëm falë asisteve.

panorama