Pas teorive të ndryshme për shkaqet e helmimit masiv në Deçan të Kosovës mjeku Ilir Tolaj për Fax News duke thënë se nuk duhet të bazohemi tek teoritë konspirative pasi ka fakte më të prekshme dhe se sipas tij shkaku kryesor është kontaminimi i ujit të pijshëm.

“Vizitova qendrën kryesore dhe disa pacientë, bisedova me kryetarin e komunës dhe shifra duhet të jetë pak më e vogël sepse janë numëruar edhe rastet e përsëritura që kanë shkuar në spital nga dy herë. Ende nuk është konfirmuar një agjent kimik dhe nuk përjashtohet uji si shpërndarës kryesor i këtij helmimi.

Në bazë të dhënave tona uji sërish mbetet shkaku kryesor i përhapjes së këtij infeksioni pra që mund të jetë biologjik. Burimet nga janë furnizuar, vendi ku mblidhet uji nuk është i mbrojtur sa duhet dhe rrjeti i ujësjellësit nuk i plotësion standardet dhe ekziston përherë mundësia për helmim. 3 ditë para helmimit ka pasur rrebeshe shiu dhe uji mund të jetë kontaminuar“- u shpreh Tolaj.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Rovena Neziri se pse akoma analizat laboratorike nuk e zbulojnë shkakun mjeku u përgjigj duke thënë se arsyet janë të shumëfishta duke filluar edhe me kohën kur janë marrë monstrat sepse mund të jetë kontaminim i përkohshëm dhe numri i bakterve mund të ketë qenë i vogël.

“Gjendja e laboratorëve është e mirë dhe monstrat po analizohen dhe po ashtu organizimi i shërbimeve mjekësore ka qene shumë i mirë. Duhet thënë që jo vetëm në Deçan ka vende ku grumbullohen njerëzit pranë ujësjellësit apo kafshët dhe jo gjithmonë duhet marrë parasysh si shkak kjo gjë. Megjithatë ndoshta nuk do e mësojmë dot kurrë arsyen e vertëtë të këtij helmimi masiv‘-përfundoi Tolaj.

fax