Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ditën e sotmenë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike tha se përgjegjëse për humbjen e zgjehdjeve të 25 prillit është lidhja e ngushtë e interesave të politikës me botën e krimit dhe jo faji i Lulzim Bashës dhe se demokratët po ishërbejnë kundërshtarit politik.

Në fjalën e tij, Paloka tha se do të dëshironte që shkaku “i humbjes” të ishte Lulzim Basha, ai apo të tjerë në PD, duke shtuar se zgjidhja më pas do të ishte në duart e demokratëve dhe të ishte mbi të gjitha e lehtë.

“Do të dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo cdo kush ndaj nesh. Sepse zgjidhja do të ishte në duart tona dhe do ishte e lehtë. Por kjo nuk është e vërtetë. Sepse kushdo që do të ishte në këto zgjedhje apo të tjera, të manipuluara nga Rama, do të ishte i humbur”, tha Paloka.

Ai theksoi se ka dëgjuar edhe diksutime që vlejnë në një aspekt, por nuk janë zgjidhja; duke theksuar se humbja e PD-së ka ardhur edhe nga fakti se nuk ishin aq mjaftueshëm demokratë.

“Po të bëja një krahasim, është sikur makinës ti digjej motorri, dhe ne ta çojmë tek mekaniku për t’i bërë balncën e gomave”, tha nënkryetari i PD-së.

Ai theksoi se në lidhje me këtë debat, duhet të tregohemi realist, pasi kërkimi i shkakut të humbjes brenda demokratëve në zgjedjet e 25 prillit, është ta kërkosh problemin aty ku s’është.

“Kështu ne me dashje apo jo, po i shërbejmë kundërshtarit tonë. Partia Demokratike nuk është pa probleme, por problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të papërfillshëm”, tha ai.

fax