Mund të quhet një përplasje tashmë ajo mes Elseid Hysajt dhe Ultrasve të Lazios.
Këta të fundit nuk ndalen vetëm me fshirjen e postimeve nga Hysaj dhe lojtarët e tjerë të videos me këngën “Bella Ciao”, por janë hedhur në sulm kundër mbrojtësit shqiptar.
Ky i fundit i ardhur nga Napoli si një blerje e re këndoi këngën e famshme, por kënga konsiderohet si muzikë partizane dhe në anët e Lazios të cilët janë ekstrem i djathtë nuk ka vend.
Dje në mbrëmje, pothuajse në mesnatë ulstrasit e ekipit kanë përshkallëzuar nismën e tyre kundër lojtarit shqiptar teksa kanë shfaqur një parrullë kundër tij, “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”.
Termat e përdorur janë jashtë normales dhe tregojnë se situata është e nderë e në anën tjetër Lazio ka marrë në mbrojtje mbrojtësin e saj duke deklaruar se klubi e ka për detyrë të mbrojë futbollistët dhe se ngjarja nuk mund te keqpërdoret pasi nuk kishte aspak nuanca politike.