Gratë që kanë nivelin më të lartë të BMI janë nga Elbasani
24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç.
Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës .
Mesatarja e Bashkimit Europian është 14%. Sipas Eurostat, në të gjitha Shtetet Anëtare të BE, një pjesë më e lartë e burrave sesa gratë ishin mbipeshë në 2019, me diferencat më të mëdha të regjistruara në Luksemburg .Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13.
Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%) Për burrat, rekordin e mban Berati (20.8%), i ndjekur nga Fieri me 17.5% Tw vetmit tw cilwt duket se gatuajnw dhe ushqehen shëndetshëm në shtëpi janë të moshuarit apo familjarwt tw cilwt shprehen se të njohur tashmë me efektet anësore që ka ushqimi i shpejtë janë rikthyer tek gatimi vetë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit.
Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë tendenca për të qenë më i shëndoshë, si për burrat ashtu dhe për gratë. Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse.