Home AKTUALITET IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tani për të mos marrë masa rigoroze në...

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tani për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë

12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që në vjeshtë të mos ketë masa rigoroze.

“Vaksinohuni tani për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë! Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka theksuar se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

– Vaksinohuni!

– Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

– Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

– Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

– Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

– Vaksinohuni tani për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

– Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

– Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!l