Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit në kuadër të operacionit ”Xhamlliku” në kryeqytet, të cilët akuzohen për trafik kokaine, Ndërkohë që policia ka lënë nën masën e arrestit të shtëpisë, drejtuesin e mjetit tip Benz Gazmir Cani, i cili ia mbathi gjatë aksionit, duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të policisë.
Gjatë seancës për caktimine e masëz së sigurisë, avokati Gentjan Rumano i cili përfaqëson Altin Gegën dhe Erjon Prengën përpara gjykatës tha se policia kreu operacion jo profesional.
Gjithahtu ai është shprehur ze nuk ka as raport vëzhgimi dhe as raport përgjimi, duke pretenduar se klientët e tij janë të pafajshëm.
Policia pretendon se Gega dhe Prenga janë arrestuar në ambjent, ndërkohë që ata janë arrestuar në makinë dhe të dhënat që jep policia janë të dyshimta.