Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej autorëve të vrasjes së trefishtë në aksin Elbasan-Metalurgji më datë 29 dhjetor 2018.
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.
Burime bëjnë me dije se personi i dyshuar se mori pjesë në atë që u quajt masakra e Bradasheshit është Mikael Qosja, i cili tashmë kërkohet nga policia.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D. Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:
M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, bën me dije policia.
Vijon…