Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar sërish ditën e sotme për zjarrin aktiv në karaburun, duke njoftuar se janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të shuar flakët.
Ai theksoi se operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka“, tha Peleshi.
Ditën e sotme, Peleshi reagoi sërish nga Vlora, duke shprehur solidaritet me Greqinë dhe sidomos me Turqinë, për humbjen e jetëve nga zjarret, duke shtuar se në Shqipëri fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete.