Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Indi.
Një 9-vjeçare nga Delhi, thuhet se është përdhunuar, vrarë e më pas djegur nga një person, i cili i tha prindërve të saj se vajza vdiq si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Policia nuk e besoi këtë version dhe nisi menjëherë hetimet, ku zbuloi të gjithë të vërtetën.
Radhey Shyam, një i njohur i familjes i ka thënë nënës së vajzës, se vogëlushja ka ndërruar jetë teksa pinte ujë pranë kabllove të energjisë së lartë.
Mirëpo kur nëna konstatoi trupin e të bijës, pa që ajo kishte disa shenja në trup, që dëshmonin se ajo ishte dhunuar më parë.