Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar ditën e sotme një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes ku tregohet se dy muaj më parë janë paguar 1.5 milionë euro për sigurimin e helikopterëve, pavarësisht nëse punojnë apo jo.
Me ironi, Klodian Tomorri shkruan se nuk ka rëndësi nëse punojnë, mjafton që të paguhen paratë e sigurimit. Rikujtojmë se pavarësisht zjarreve të shumta që kishin pushtuar vendin tonë prej ditësh, u vu re një përdorim shumë i pakët i helikopterve për shuarjen e flakëve.
“Se harrova. Para dy muajsh Ministria e Mbrojtjes beri 1.5 milione euro tender per te siguruar helikopteret per vitin 2021. Nuk ka gje punojne apo jo helikopteret. E rendesishme eshte te sigurohen”, shkruan Klodian Tomorri.