Mediat e huaja shkruajnë, se kujdestarja e kafshëve, ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga një tigër.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke u kujdesur për kafshët në momentin që është sulmuar nga grabitqari. Sipas raportimeve e reja ka pësuar plagë të shumta në qafë dhe bark, e kësisoj, s’mundi t’i mbijetojë lëndimeve, duke ndërruar jetë në vend.
“Kujdestarja nuk e dinte që dera e kafazit ku ndodhej kafsha ishte e hapur. Ajo ishte me shpinë nga kafsha në momentin që është sulmuar. Sulmi nuk ka zgjatur shumë dhe vajza ka ndërruar jetë në vend”, tha policia.
Parku është mbyllur përkohësisht, ndërsa hetues të shumtë policorë ndodhen përgjatë territorit ë saj, për të marrë informacionet e duhura për këtë ngjarje.