Apple sapo filloi testimin e një sistemi të ri i cili do të skanojë të gjitha fotot e përdoruesve në iPhone dhe iCloud për të gjetur prova për abuzim fëmijësh në këto pajisje dhe shërbime.
Ditën e premte, vetëm një ditë pasi ky lajm u bë i ditur, drejtuesi i WhatsApp, Will Cathart, deklaroi se platforma nuk do të pranonte adoptimin e këtij software pasi ai ngre disa shqetësime shumë të mëdha për sa i përket privatësisë.
“Unë lexova informacionet e fundit për sistemin më të ri të Apple dhe jam disi i shqetësuar. Unë besoj se kjo metodë është tepër e gabuar dhe prek privatësinë e të gjithë përdoruesve të iPhone.” shtoi ai. Pyetjeve se a do ta adoptojë këtë sistem WhatsApp, ai iu përgjigj: “Përgjigjja është jo.”
Sipas Apple, karakterizimi nga Cathcart i software-it “që po përdoret për të skanuar pajisje” nuk është tërësisht i saktë. Kompania tha se ky software do të bëjë thjesht një krahasim të imazheve që përdoruesi ka në telefon ose iCloud duke përdorur NeuralHash tool. Rezultatet e skanimit do të ruhen në një safety voucher kriptografik dhe përmbajtja e atij voucher-i duhet të dërgohen për t’u lexuar.
Në fjalë të përgjithshme, Apple nuk do të mbledhë të dhëna nga fotografitë e përdoruesve në galeri përveç rastit ku zbulohen prova të abuzimit të fëmijëve