Home SHOWBIZ “I përdor vajzës photoshop te beli”, Ardit Gjebrea nuk ia përton një...

“I përdor vajzës photoshop te beli”, Ardit Gjebrea nuk ia përton një përgjigje ndjekëses

40

Më në fund familja u bashkua me Jonin pas më shumë se 1 viti, i cili nuk ka mundur ta vizitojë familjen për shkak të pandemisë. Arditi ka publikuar herë pas here foto nga këto pushimet, ku më e fundit është një imazh i vajzës së tij, Annës. Ajo shihet duke pozuar buzë detit, ndërsa Arditi shkruan përkrah fotos: “Gëzimi im!”.

Mes shumë komenteve plot dashuri për Annën, Arditit i ka rënë në sy njëri që e akuzon se ka përdorur photoshop për të zvogëluar belin e së bijës.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, shkroi një ndjekëse dhe Arditi nuk e la pa përgjigje.

Sigurisht ai ka treguar se nuk ka përdorur photoshop dhe përgjigjen ja ka kthyer me shumë qetësi, duke na vërtetuar se të tilla komente të pavenda nuk e mërzisin aspak për sa kohë ai është në rregull me veten.

“Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”, i është përgjigjur Arditi duke e kaluar situatën me sportivitet.