Galaxy Watch 4 dhe Watch 4 Classic

Kjo gjeneratë e orave smart mundëson shërbime të përmirësuara dhe të reja shëndetësore, një OS tërësisht të ri dhe performancë të përmirësuar.

Galaxy Watch 4 është pajisur me sensorin më të ri 3 në 1 nga Samsung, BioActive, i cili mundëson monitorimin e presionit të gjakut, zbulimin e rrahjeve të parregullta të zemrës dhe matjen e nivelit të oksigjenit në gjak përmes Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis.

Një tjetër risi e Galaxy Watch 4 është aftësia e saj për të bërë matje kryesore si nivelet e ujit dhe të yndyrës në trup, matja e shkallës metabolike bazë dhe muskujve skeletorë. Është tepër impresionuese se si një pajisje kaq e vogël mund të grumbullojë 2,400 pikë të dhënash në vetëm 15 sekonda.

Përmes ndërfaqjes së re të One UI Watch ju do ta keni më të lehtë të navigoni dhe do të keni akses në shumë më shumë aplikacione që do të instalohen automatikisht dhe në orën tuaj pasi të jenë shkarkuar në telefon. Performanca e orës smart është rritur ndjeshëm falë proçesorit 5nm.

Galaxy Watch 4 do të vijë në madhësitë 40mm (në ngjyrat: E zezë, E gjelbër, E argjendtë) dhe 44mm (në ngjyrat: E zezë, Rozë e artë, E argjendtë), ndërkohë që Galaxy Watch 4 Classic do të vijë në madhësitë 42mm dhe 46mm në ngjyrat: E zezë, E argjendtë.

Galaxy Buds 2

Kufjet e reja wireless Galaxy Buds 2 janë të përshtatshme në çdo situatë: ato mund të përdoren për të dëgjuar muzikë ose për të diskutuar gjatë një videokonference, dhe në të dyja rastet ofron një performancë të mahnitshme. Altoparlantët kapin nota të larta dhe të qarta, dhe shoqërohen nga basi i thellë. Në zonat me zhurmë të lartë, mjafton të aktivizoni 3 nivelet e ndryshme të shërbimit Noise Cancellation për të bllokuar zhurmat e panevojshme.

Me vetëm 5 minuta karikim të shpejtë Galaxy Buds 2 ofrojnë 1 orë play time të pandërprerë. Me një karikim të plotë ju mund të dëgjoni muzikë për 5 deri në 7.5 orë në varësi të kushteve të përdorimit.

Tashmë Samsung ka zhvilluar “Earbuds Fit Test” në aplikacionin Galaxy Wearable për të ofruar përshtatje perfekte në veshët tuaj. Ngjyrat në të cilat Galaxy Buds 2 do të vijë janë: E bardhë, Jeshile ulliri, Violet dhe Grafit dhe do të kushtojnë 17,990 Lekë.