Ish-zv.ministri, Alberto Goja u arrestua në Leskovik për zjarrvënie. Mirëpo, disa ditë më parë, Gojo i ka dhuruar bashkisë Kolonjë dy mjete zjarrfikësve për të shuar zjarret.

“Ndjehem shume mire kur dëgjoj që falë dy mjeteve zjarrfikëse që mundësova para disa kohësh ti dërgoj falas në Bashkinë Kolonjë, situata me zjarret është në kontroll të plotë në të gjithë këtë rajon, ku pyjet dhe kullotat përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha të kësaj Bashkie”- shkruante Gajo në rrjetet sociale.

Ish-zv ministri akuzohet se ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme vreshti dhe bimësie të ulët në Leskovik. Ndërkohë, pasi është vënë në pranga, Gajo ka pohuar se nuk ka dashur të shkaktojë dëme, por ka tentuar të djegë një pjesë të vogël të vreshtarisë, por vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit.

Albert Gajo,ka mbajtur postin e zv.ministrit të Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zv.ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.