Policia e Sarandës vë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Procedohen në gjendje të lirë edhe 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë,  në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit T. RR., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qenë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u referuan materiale në prokurori, në ngarkim të shtetasit M. Q., 82 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S.M., 51 vjeç, se shtetasi M.Q ( babai i ish bashkëshortes së tij) duke mashtruar ka përvetësuar, për 4 vite, pensionin e djalit të tij 22- vjeçar, të sëmurë me autizëm. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.” – njofton policia.

Po ashtu u arrestuan në flagrancë shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale J. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

U procedua në gjendje të lirë shtetaset O. A., dhe K. N., , ish punonjëse të OSHEE-së, pasi ka bërë kallëzim shtetasja N. H.,  se dy shtetaset e mësipërme, dyshohen se duke shpërdoruar detyrën kanë zhdukur  nga  zyra pranë të cilës kanë qenë të punësuara këto shtetase,  dokumente të protokollit të OSHEE Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Oranews