Nëna e katër fëmijëve nga Teksasi, e njohur për qëndrimet e saj kundër vaksinimit, kishte një dëshirë të fundit në shtratin e vdekjes – të vaksinonte fëmijët e saj.
Lydia Rodriguez, 42 vjeç, ishte mësuese e pianos në një qytet të vogël teksasian dhe vdiq nga coronavirusi të hënën, dy javë pasi burri i saj Lawrence, 49 vjeç, gjithashtu kishte vdekur pas infektimit.
Gjyshja e kushëririt i tha televizionit lokal ABC13 se çifti nuk besonte në vaksinat e coronavirusit. Por, siç thuhet në raport, kur ajo ndryshoi mendje, ishte tepër vonë.
“Para se të intubohej, një nga gjërat e fundit që ajo i tha motrës së saj ishte “Sigurohu që fëmijët e mi të jenë të vaksinuar”, tha kushërira e saj, të cilin amanet ia kishte lënë edhe Lawrence.
Bashkëshortët e vdekur ishin midis dhjetëra miliona amerikanëve që nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës së coronavirusit, ndërsa varianti delta po përhapet me shpejtësi në vend.
Vetëm 59.6 për qind e amerikanëve që plotësojnë kushtet për vaksinim janë plotësisht të vaksinuar sepse fushata masive e imunizimit të qeverisë po përballet me rezistencë nga shtetet politikisht konservatore si Teksasi.