Në 2011, zëra të ndryshëm raportonin për një iPhone më të vogël dhe më të lehtë të cilit emri nano do t’i shkonte për shtat. Tashmë, email-et e grumbulluara nga beteja ligjore midis Epic Games dhe Apple vërtetojnë plotësisht saktësinë e këtij momenti.
Një email specifik i dërguar nga Jobs, një orar takimesh, përshkruan strategjinë e gjerë të kompanisë për viti 2011. Një ndër pikat më kryesore në lsitën e email-eve ishte “iPhone nano plan”.
Fiks në kohën kur Jobs dërgoi këtë orar takimesh, Apple sapo kishte lançuar gjeneratën e 6-të të pajisjeve iPod nano. Pra, gjatë asaj kohe emri nano ishte tepër i njohur.
Detajet e email-eve nuk na japin dot një pamje të mirë të iPhone nano, pasi përmendet shumë pak informacion. Ditët e sotme termi nano është zëvëndësuar me mini, si përshembull iPhone 12 mini.
Megjithatë shijet e përdoruesve kanë ndryshuar shumë nga ajo kohë. Shitjet e iPhone mini nuk janë në vlerat e pritshme, pasi njerëzit janë mësuar tani me ekran të madh