Home SHOWBIZ “Isha 15-vjeç”, Nevina Shtylla rrëfen emocionet e nisjes së karrierës

“Isha 15-vjeç”, Nevina Shtylla rrëfen emocionet e nisjes së karrierës

22

Në një bisedë virtuale, ajo ka folur për ndjesitë që ka pasur në momentin e parë që ka dalë para kamerave.

Ajo ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta.

“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka treguar Nevina Shtylla.

Kujtojmë se pas përfundimit të rubrikës së saj në emisionin “E diell”, moderatorja simpatike vendosi të tërhiqej nga televizioni. Gjithë këto kohë e kemi parë të pushojë dhe angazhohet me punë të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me punën në ekran. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ajo nuk do i rikthehet më këtij profesioni, pasi më herët ka treguar se do të rikthehet sërish, por jo në programin “E diell”.

/iconstyle.al