Mesditën e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në malin e fshatit Zhulat në Gjirokastër dhe po përhapet në vendin e quajtur Hone.
Burime bëjnë me dije se zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe deri tani nuk ka rrezik për banesat.
Menjëherë njësitë e PMNZH me në krye komandant Pëllumb Shalarin kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Veç kësaj janë angazhuar edhe banorë të fshatit në pamundësi të ndërhyrjes së mjeteve të zjarrfikëses, për shkak të terrenit të thyer.
Ne vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër, sektori i Pyje-Kullotave dhe të Agjencisë së Shërbimeve.
Kujtojmë se dy viktima të shënuara nga zjarri në vend janë pikërisht nga ky qark dhe vatrat e zjarrit kanë qenë aktive prej afro 3 javësh.