Shpesh jemi mësuar të shohim përplasje fizike në futbollin e meshkujve, por kësaj here protagonist është bërë futbolli i femrave. Në Meksikë, në ndeshjen midis Necaxa-Puebla ndodhi një sherr masiv mes futbollisteve, ku gjyqtari u detyrua të nxjerrë 3 kartonë të kuq.
Gjithçka ndodhi në minutën e fundit të takimit, ku pas një faulli në limitet e zonës së penalltisë, dy futbollistet kundërshtare rrëzuan keq njëra-tjetrën, duke pasur më pas me një sherr masiv ku bënë pjesë futbollistet e të dyja ekipeve.
Pamjet janë bërë virale duke nxitur reagimin e shumë tifozëve për shembullin jo të mirë që jep ky rast pasi sherri u bë pjesë dhe e futbollit të femrave.