Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.
Interpol Tirana bën me dije se personi i ekstraduar është 44-vjeçari F. M., banues në Tepelenë, i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë:
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.