AMD sapo regjistroi një fitore të madhe mbi Intel. Një nga rrjetet më të mëdha të internetit, Cloudflare, deklaroi se do të përdorë CPU nga AMD në vend të Intel Xeon në gjeneratën e re të serverave Epyc.
Në një postim në blog ku përshkruheshin proçesorët e testuar, Chris Howell tha se proçesorët e Intel “nuk plotësonin kërkesat tona”. Cloudflare i testoi proçesorët e Intel dhe AMD dhe arritën në përfundimin se produktet e Intel konsumonin shumë energji. “Dhe pse proçesorët e Intel ishin në gjendje të arrinin performancën e proçesorëve të AMD, u vu re se konsumi i energjisë nga produkti i Intel ishte disa qindra vat më i lartë për server- kjo është një diferencë mjaft e madhe.” tha Howells.
Dhe pse AMD fitoi garën në krijim e serverave për këtë gjeneratë, ato nuk duhet të kënaqen shumë. Platforma Ice Lake Xeon nga Intel është disa vjeçare tashmë, dhe kompania po punon për gjeneratën e re të Sapphire Rapids që mund të prezantohet në 2022.
Intel e ka patur të vështirë për të ruajtur lidershipin në tregun e desktopeve dhe serverave gjatë gjeneratave të fundit, për shkak të kërkesave të mëdha të energjisë dhe nxehtësisë së madhe të gjeneruar nga proçesorët.