Maliqi flet mbi situatën në Elbasan
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe në Ballkon” në Egnatia News Prefekti iqarkut të Elbasanit Spiro Maliqi ka komentuar një sërë çështjesh të aktualitetit sa i takon qarkut. Një ndër pikat e cila u trajtua në emision ishte edhe situata e kanabisit në qarkun e Elbasanit.
Prefekti Spiro Maliqi u shpreh se tashmë është ngritur një komision i posaçën që merret vetëm me këtë çështje por ajo që evidentohet është fakti se përsonat të cilët kanë kultivuar apo kanë tentuar të kultivojnë kanabis janë vënë përpara përgjegjësisë .
Ndër të tjera Maliqi komentoi edhe situatën e Covid-19 në Elbasan ku një thirrje e bëri për të gjithë pedagogët dhe studentët që të vaksinohen pa filluar sezoni akademik.
Prej disa muajsh Spiro Maliqi mban postin e prefektit të qarkut të Elbasanit duke pasur në detyrë Klevis Xhoxhin i cili mori mandatin e deputetit në Elbasan.