Një tragjedi është shënuar në mbrëmjen e së mërkurës, që ka shkaktuar të paktën 20 viktima mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku flakët përfshinë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kurajë ekipeve të emergjencave dhe kolegeve të tij.
“Ngushellimet me te ndjera nga Tirana qytetareve te Tetoves per jetet e prekura nga shperthimi i zjarrit ne spitalin modular.
Sherim te shpejte te plagosurve, kuraje ekipeve te emergjencave dhe kolegeve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, A.Ahmeti dhe autoriteteve te Maqedonise V”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.