Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, aty ku flakët kanë përfshirë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.
Për ndodhinë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke thënë se shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.
Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!
Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën”, the Presidenti Meta.