Defekti në tubacione sjell probleme
Prej disa ditësh një difekt në tuabacionet e ujrave të zeza në vendin e njohur si Kryqëzimi i Cërrikut ka krijuar një situatë shqetësuese jo vetëm për banorët që jetojnë këtu por gjithashtu edhe për drejtuesit e mjeteve që e frekuentojnë këtë aks.
Prej ditësh janë krijuar gropa me ujë të cilat vështirësojë qarkullimin normal të këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve të cilët thonë se është e nevojshme që të ndërhyet menjëherë për largimin e ujit që edhe qarkullimi të jetë normal.
Ky kryqëzim është një nga pikat më të rënduara sa i takon lëvizjes së mjeteve pasi në të kalon unaza e jugore e qytetit e po ashtu edhe aksi nacional Elbasan-Librazhd ndaj edhe vështirësitë e shkaktuara për shkak të difektit bëjnë që të ketë akoma më shumë rëndesë.