Nga Erion Murataj!

Sot gjykojmë të shkuarën …
Nesër nëse nuk e di do të jetë rradha jonë të na gjykojnë. E teksa tërsëllima që shpesh kemi për të gjykuar si “gjithollogë”, ç’ka kanë bërë keq ata që fundja na krijuan, shkujdesemi për të sotmen që do të jetë varrmihësja e gjykimit për ne nesër.
Ndalu pak e mendo…


Mos vallë do ngelin në histori defrimet në klube natën apo zërat e mbytur në mejhanen luksoze të lagjes, ku të përpin lekët në të zezë, në lloto sporti një kumarxhi i deshtuar!
Vallë do hyjnë në histori shërbimet e estetikës apo telenovelat që të vrasin mendimin?!
Do të hynin vallë këto në histori?!
Edhe pse s’na pëlqen e dimë që jo.


Ne nuk jemi qëndra e botës por mund të zgjedhim të jemi qëndra e një historie që do te jetë së paku e vlerësueshme.
Siç e di tifozlleku apo dëshira për të bukurën që i imponojmë vetes po na vret protagonizmin.


Ndoshta asgjë nga këto të bëra ndryshe s’do na fusnin në histori por të pakten do ta kemi një të tillë. Sot për inerci apo mos komportim me realitetin për shkak të mendësisë, vuajmë nga disa që në fakt janë skllavopronar modernë për nga strategjia.
Zvarranikë, të cilët në dritën e zhvillimeve të reja, para 3 dekadash pushtuan dhe vranë çdo njeri që luftonte për të drejtën.


Kjo ndodh kudo në fakt, por të paktën kudo luftohet, ndërsa tek ne skllavërohet.
Metodat nga më të emblat si ato që thashë në fillim.
Duket në fakt si një ves i pakalueshëm.


Në fakt është pragu i një dere që s’kemi nevojë ta rrëzojmë, mjafton ta hapim lehtë e me qetësi , besim e shpresë për nesër.
Një ditë, kur shpatullat ti vendosim dheut, e sigurt është që do të na hanë krimbat .
Sfida me historinë është mos të na hanë të gjallë.

Egnatia news