Vetëm 3 nga 6 të plagosurit në aksidentin e këtij mëngjesi që u regjistrua në aksin rrugor Burrel-Milot po marrin mjekim në spital, ndërsa të tjerët i janë drejtuar shtëpisë së tyre.

Gazetari Fatjon Gjinaj ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e të shtruarve në spitalin e Traumës. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ka marrë dëmtime serioze.

Mësohet se një nga të lënduarit është dëmtuar në shpatull, ndërkohë fëmija që u transportua me helikopter është jashtë rrezikut për jetën

“Gjendemi përpara e spitalit të Traumës. Fam,iljarët thonë se gjendja e familjarëve është e  mire, gjë e cila konfirmohet nga burimet në spital. Një i ri ka marrë dëmtime në shpatull, por jashtë rrezikut për jetën. Të paktën 3 nga të lënduarit kanë lënë spitalin. Fëmija ndodhet në gjendje të specializuar dhe nuk ka rrezik për jetën. 6 personat e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje. Po ktheheshin nga një festë familjare në Dibër drejt Tiranës. Zona ndodhet shumë pranë liqenit të Ulzës dhe njihet për mjegullën e saj. Rruga ka mungesë të theksuar sinjalistike. Bëhet fjalë për një aks me shumë kthesa”, raportoi gazetari Gjinaj.

Ditën e sotme, në oret e para të mëngjesit,një makinë ra në një urë në aksin Burel-Milot. 6 persona u lënduan, ndërsa një fëmijë 4 vjeç u transportua me shpejtësi drejt Tiranës me helikopter. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga kushtet e motit por mbi të gjitha nga mungesa e sinjalistikës apo barrierave mbrojtëse në rrugë.