Ditën e sotme do të mblidhen sërish disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në disa komisione duke thënë se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat në kryesinë e Kuvendit.https://050d15235370c55d5b715c99ca50c6a1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Sot do të mbahet Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në orën 10:00, Komisioni i Ekonomisë në orën 11:30 ndërsa nuk është caktuar ende orari për Komisionin e Shëndetësisë.
Ditën e djeshme, Komisionet parlamentare e nisën punën më sherr. Demokratët ashtu siç kishin paralajmëruar u paraqitën fizikisht në Kryesinë e Kuvendit ndryshe nga kolegët e tyre të mazhorancës të cilët u shfaqën përmes platormave online.Përplasja e parë mes palëve ndodhi në Komisionin e Ligjeve ku në pamjet e servirura nga Kuvendi u shfaq me zë dhe video vetëm kryetarja Klotilda Ferhati Bushka. Demokratët kishin marrë masa për të përcjellë në kohë reale përmes aparatëve të tyre celulare.
Socialistët përdoren si argument vendimin e konferencës së kryetarëve që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht. Demokratët e cilësuan vendimin si përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.
Top Channel