Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Meta thote se e ka siguruar për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.
Ndër të tjera, Presidenti thotë se e ka falenderuar për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.
Postimi i Metes
Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.
E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë