Ulet lindshmëria
Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Nga viti në vit numri i lindjeve po pëson ulje. Sociologët thonë se janë disa aspekte që kanë ndikuar në këtë situatë si planifikimi familjar, emigracioni por edhe shtimi i vdekjeve.
Një nga arsyet kryesore citohet planifikimin familjar dhe prindërit zgjedhin të kenë më pak fëmijë në krahasim me familjet e disa vitetve më parë . Sipas një studimi rreth 56% e familjeve të sotme zgjedhin të kenë 1 deri në 2 fëmijë.
Qytetarët e elbasanit thonë se ndër shkaqet kryesore se përsë të rinjtë nuk dëshirojnë të kenë më shumë se 1 fëmij ka të bëj kryesisht me arsyet ekonomike.
Ekspertët apelojnë për marjen e msaave të menjëhershmë të cilat duhet të stimulojnë lindjet e fëmijëve. Prej afro 3 vitesh tashmë në vendin tonë aplikohet edhe bonusi i bebes por duket se as kjo nuk I stimuloi familjet shqiptare.