Qeveria Rama do të dalë të shtunën me një plan masash me anë të të cilave pritet që të menaxhohet kriza energjitike.

Por, i pyetur nga gazetarët në daljen e sotme për mediat nëse e ka marrë në konsideratë planin me 7 pika të përgatitur nga Partia Demokratike, kreu i qeverisë tha me ironi se bëhet fjalë për propozime “të kohës së Sudes.”


Po ashtu, sa i takon uljes së TVSH-së, Rama tha se është vërtetuar se nuk sjell ulje të çmimeve pasi këto të fundit i cakton tregu. A ka marrë në konsideratë qeveria propozimet e bëra më herët nga kryetari i opozitës Lulzim

Kryeministri bëri gjithashtu sërish thirrje që të verifikohet çmimi i naftës në vitin 2013, nëse ishte më i lartë apo më i ulët.

“Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në 2013, i dieselit dhe i benzinës. Verifikoheni sa ka qenë në pikat e karburantit të Republikës së Shqipërisë. Sa e kanë blerë, shoferët karburantin në 2013, më lirë apo më shtrenjtë se sot. Pastaj diskutojmë. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, si mund të mbështesë qeveria? Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu.”