Reshjet e shiut të rëna orët e fundit në vendin tonë kanë shkaktuar problematika në shumë qytete. Në Korçë era e fortë dhe stuhia e shiut, rrëzoi pemë, e dëmtoi çati shtëpish. Në Lezhë shumë fshatra janë pa energji elektrike, ndërsa në Gjirokastër është përmbytur tregu industrial.
Këto pamjet tregojnë pasojat në Korçë të motit të keq që ka përfshirë vendin.
Pemë të thyra, stola të dëmtuar, e deri tek çatitë e rrëzuara, është kjo situata kaotike në qytet.
Probleme janë shkaktuar edhe me furnizimin me energji elektrike.
Në disa lagje të qytetit, ajo ka munguar për orë të tëra.
Dëmtim të rrjetit elektrik ka pasur edhe në Dardhas të Pogradecit, ku e gjithë njësia administrative është pa furnizim.
Dy ditë reshje intensive rikthyen problematikat, dhe nxorën në pah mungesën e masave parandaluese nga Bashkitë dhe institucionet e tjera.
Problematika nga shiu dhe era e fortë u shënuan edhe në Lezhë.
Më të theksuara ishin në lagjen “Beslidhja”, një zonë e njohur për situata të tilla.
16 fshatra kanë ngelur pa energji elektrike si shkak i dëmtimit të linjave në Lezhë.
Këto pamje vijnë nga Gjirokastra.Tregu industrial i ndërtuar vetëm 3 vite më parë është përmbytur.
Rrëshqitjet e gurëve dhe dherave krijuan bllokime provizore dhe vështirësi në disa rrugë nga jugu në veri.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë.
Ndërkohë në Durrës e Vlorë për të dytën ditë radhazi lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla dhe peshkarexhave.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, të premten dhe të shtunën në të gjithë vendin tonë priten reshje të shiut me intensitet të dobët dhe mesatar.