Një aksident është regjistruar pasditen e sotme ne rrugën nacionale Berat-Dimal, në vendin e quajtuar Moravë.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi 31 vjeçar Valter Belishanku, dhe një mjet tip Hunday, i drejtuar nga shtetasi Resmi Bilbili.
Aksidenti ka qenë me pasoja më të rënda për Resmi Bilbilin, kryefamiljari i cili udhëtonte së bashku me gruan, Gjinofeva, djalin, Riza, dhe vajzën, Pamela.
Mësohet se shoferi i Hunday-t është në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i furgonit është shoqeruar në Polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.