Mësohet se ka thyer xhamin e dritareve të zyrave të pallatit të kulturës. Ndërkohë në një deklaratë për Fax Neës ka folur edhe drejtori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika.
Një person i paidentifikuar, ka hyrë por mendohet se ka pasur një ndihmë edhe nga persona të tjerë që janë brenda institucionit. Qëllimi i tij ka qenë i qartë pasi personi që ka hyrë në institucion ka marrë vetëm disa dokumente. Ka hyrë nga dritarja dhe është larguar nga dera. Ndërsa në institucion ka pasur kamera sigurie por personi ka qenë i maskuar dhe kapasur informacion të qartë për vendndodhjen e dosjeve që ka vjedhur.
Drejtori Bardhyl Gjika:
Rreth orës 24:15 minuta jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur dhe ka thyer zyrat. Erdha këtu, gjeta rojet dhe erdhi edhe policia. Janë thyer zyrat e administrimit dhe mbrotjes së tokës, pranë Këshillit të qarkut. Këto janë zyre të një rëndësie të vecantë. Roja e ka konstatuar. Sipas informacioneve, personi ka hyrë nga dritarja.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.