Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama tha se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, por e popullit shqiptar dhe se kjo vijë e kuqe që sipas tij do të garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore.
“Unë nuk hyj në thashetheme që dalin rrugëve dhe që marrin forma nga më të ndryshmet nga mbeldhje me përmbajtje tjeyër. Deputetët janë aty për ti shërbyer popullit, për të çuar të gjitha mesazhet e nevojshmet e njerëzit për ti dëgjuar me vëmendje njerëzit dhe për të sjellë në grupit parlamentar shqetësimet e njerëzve, deputetët sjanë as punëdhënës as zyra pune dhe kjo do jetë një vijë e kuqe. Proceset si organizohet zyra e shtetit dhe si rekrutohet njerëzit për të punuar në organizatë janë procese që rregullohen nga ligji”, tha Rama.
Kjo përgjigje erdhi pasi baza e PS në Shkodër është ankuar se punësimet në këtë qark i ka marrë P