Home ELBASANI SOT MASAT ANTICOVID NUK RESPEKTOHEN MË NË ELBASAN

MASAT ANTICOVID NUK RESPEKTOHEN MË NË ELBASAN

17

Qytetarët heqin “dorë” nga respektimi i tyre

Edhe pse shifrat e infektimeve me Covid-19 nuk janë në të njejtat numra sa   të njejtës periudhë të një viti më parë sërisht numri I të infektuarve edhe në qytetin e Elbasanit mbetet shqetësues.  Çdo ditë zyrtarizohen raste të reja, ndërsa komiteti i këshillon me domosdoshmëri respektimin e masava anti covid.

Por qytetarët duket se nuk i zbatojnë më siç duhet masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19. Ata shprehen vetë se në ambientet publike apo në apo zyra të shërbimit publik kur krijohen grumbullime nuk respektohen masat. Nëse duhet mbajtur ende maska në ambientet publike dhe të respektohen rregullat e tjera anticovid qytetarët e Elbasanit përgjigjen kështu.

Shumica e qytetarëve janë ende të pasensibilizuar edhe indiferentë ndaj masave kundër covid 19 cka përbën shqetësim pasi respektimi I tyre  parandalon përhapjen dhe infektimin me ritmet e shpejta si dhe i shërben të gjithëve .