Albtelecom është futur në kolaps.

TIRANË– Teatri Kombëtar ka rihapur dyert pas një mungese të gjatë që shkaktoi pandemia me komedinë “Edmond”, të autorit Alexis Michalik. Kërkesat për të blerë një biletë për të parë këtë shfaqje janë shtuar në mënyrë ekstreme ditët e fundit, duke bërë që numri i vënë në dispozicion nga Teatrit Kombëtar, i kompanisë Albtelecom të mos funksionojë dhe të futet në kolaps.

Shumë qytetarë dhe ‘miq’ të Teatrit komentojnë në njoftimin e dhënë për shfaqjen kërkojnë një numër tjetër celulari, pasi ai i Albtelecom ka dalë jashtë funksionit.

“Urime për shfaqjen, ku dhe si do prenotoj biletat për shfaqjen? Numri i biletarisë nuk përgjigjet…”- shkruan një prej komentuesve.

Komenti

Nga ana tjetër, vetë Teatri Kombëtar ka bërë një njoftim ku tregon se numri i biletarisë është ndërruar.