Edhe pse e verbër ajo ia doli të diplomohet dhe të fillojë një punë Kjo është Elida Çela . Ajo ka lindur e verbër por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk rreshti së luftuari dhe nuk e lejoi këtë problem që ta pengonte për të ecur përpara në jetë.
I është dashur që të kalojë shumë sfida që në vendin ku jetojmë janë të mëdha për një person që ka një aftësi të kufizuar. Kjo nuk e ndali atë që të vijone shkollën dhe me shumë durim dhe vullnet të diplomohej për Punonjësë sociale.
Në një intervistë për Egnatia news Elida tregon më shumë rreth rrugetimit të saj nga shkollimi dhe deri tek punësimi qe ka filluar, vështirësitë drejt këtij rrugëtimi si dhe pasionin për muziken.
Edhe pse shpesh herë ndeshen më vështirësi mesazhi i saj për të gjithë ata që kanë një aftësi të kufizuar është që pavarësisht vështirsive kurrë të mos dorzohen.
Edhe pse ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore ndaj personave të verbër ende shumica prej tyre përballen me vëshirësi si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve për lëvizjen autonome të personave të verbër në rrugë e kudo etj.
Gazetare Sara Koçi