Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në kuvend ka akuzuar mazhorancën për kushtëzim të anëtarëve të opozitës në komisionet parlamentare.
Bylykbashi është shprehur se një vendim i tillë është antikushtetues dhe që nuk lejon që opozitës ti dëgjohet zëri.
Ndër të tjera ai ka adresuar të gjithë problemet e qytetarëve në Durrës, që prej nëntorit të 2019 vijojnë që të jenë pa banesa, ndërkohë që qeveria pas zgjedhjeve sipas tij i ka lënë jashtë vëmendjes.
“Vendimi i mazhorancës për të kufizuar kohen e anëtarëve të opozitës në komisionet parlamentare është anti kushtetuese. Ju e mbyllni një televizion që u kushtoi 120 milionë euro shqiptarëve ndërsa ne na kushtëzoni fjalën. Durrsakët po hyjnë në vitin e tretë pas tërmetit, deri para zgjedhjeve qeveria derdhi lumë parash, ndërsa nga gushti e deri më tani nuk ka më as bonus qeratë. Vetëm pas denoncimit nga media dhe nga opozita ka filluar shpërndarja vetëm për një pjesë jo për të gjithë, vetëm 2/3 e ndërtesave është mbyllur dhe ato nuk dihet sesi është bërë punimet. Në 120 pallate me shkatërrim DS4 një shkallë më e rëndë vetëm 10 janë riparuar, dhe vetëm 3 pallate janë ndërtuar”, është shprehur bylykbashi. /abcnews.al