25 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar gjithashtu dhe 4,165 raste të reja me koronavirus.
Nga rastet e reja, shtatë janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit kurse totali i të infektuarve shkon tashmë në 724,571. Prej tyre, 50.8 për qind janë meshkuj. Ndërsa, nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 144 janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit kurse 2,876 janë raste kontakti.
Sa i përket viktimave, numri total i tyre ka shkuar në 15,707, prej të cilëve 95.4% kanë pasur sëmundje shoqëruese.