Në muajin prill të këtij viti, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë.
Ishte ‘Iconstyle.al” që zbuloi që herët shtatzëninë e modeles, të cilën më vonë Arbenita e konfirmoi edhe vetë në rrjete sociale. Ajo solli në jetë vogëlushen Nina, portretin e së cilës s’ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Herë pas here në Instagram, dyshja na kënaq sytë me pozat e bukura familjare dhe me të ëmblën Nina, e cila po rritet dita-ditës.
Mirëpo, ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti që Arbenita është rikthyer shumë shpejt pas shtatzënisë në formën e saj më të mirë! Cili është sekreti për këtë? Na e tregon ajo vetë, e pyetur në InstaStory nga ndjekësit kuriozë për linjat e mira.
“Qysh e ke kthy në formë trupin menjëherë pas lindjes, se shumë mirë po dukesh”- i shkruan dikush, ndërsa modelja ia kthen:
“Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt s’e kisha mendu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes, por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”
Epo, do të na duhet të gjithave pak fat si ai i Arbenitës!