Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Prsidentit turk Erdogan pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen.
Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qendronte edhe në këmbë.
Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi në ruajtjen e tij.
Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qendrimin në këmbë.
Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.