Cristiano Ronaldo edhe një herë protagonist ndaj Atalantës. Pas golit vendimtar në Old Trafford, në Bergamo mbërrin dygoleshi i 2-2 edhe një herë në kohën shtesë.
Epilog që qartazi nuk ka gezuar tifozët e Atalantës, aq sa pas ndeshjes, portugezi nuk mundi t’u përgjigjet pyetjeve të BT Sports:
“Nuk dorëzohemi kurrë” u kufizua duke thënë portugezi, i cili i pushtuar nga sharjet dhe vershellimat, nuk arrin të dëgjojë pyetjet e gazetarit duke kërkuar shtyrjen e intervistës…
Ole Gunnar Solskjaer, menaxheri i Manchester United, foli për Sky Sport për Cristiano Ronaldon në fund të ndeshjes kundër Atalantës: “Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, nëse një mundësi paraqitet në minutën e fundit, nuk fal! Është paksa e njëjta situatë që përjetuan Chicago Bulls me Michael Jordan”.